Real Madrid me dy fytyra, Ançeloti ka shumë “pleq” dhe talente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 14:30

Real Madrid me dy fytyra, Ançeloti ka shumë “pleq” dhe talente

Afrimi i Kamavingës në ditën e fundit të merkatos krijon luksin që Reali i Madridit të ketë dy skuadra ose një skuadër me dy fytyra. Quajeni si të doni. Është një miksim mes veteranëve dhe talenteve, që e lejon Ançelotin të rreshtojë dy formacione me 10 vite diferencë.

anceloti

Nga një anë mund të formojë një skuadër me moshë mesatare 31 vjeç dhe në anën tjetër 21.6 vjeç. Kjo shumëllojshmëri zgjedhjesh është e dukshme edhe repart për repart në kampin madrilen, ku trajneri italian mund të krijojë 2 ekipet. Në portë titullari i padiskutueshëm është Tibo Kurtua. Në formacionin tjetër është Lunin. Ai është 22 vjeç dhe shihet si portieri i së ardhmes te Reali.

Mbrojtja ka më shumë eksperiencë. Largimi i Ramosit e uli disi moshën mesatare. Megjithatë, futbollistët me eksperiencë të Ançelotit kanë moshën 30.5 vjeç. Bëhet fjalë për Karvahal (29 vjeç), Alaba (29 vjeç), Naço (31 vjeç) dhe Marselo (33 vjeç). Por ka edhe një tjetër mbrojtje paralele me këtë. Militao, Gutierrez, Vajeho dhe Marvin mund të formojnë një katërshe interesante dhe të besueshme. Edhe mesfusha ka shumë elemente, i cili me Kamavingën është forcuar më shumë. Reparti i avancuar gjithashtu ka alternativa në të dy krahët.

Reali

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"