Real Madrid kthen në skuadër mesfushorin, ishte kërkesë e Zidanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 15:07

Real Madrid kthen në skuadër mesfushorin, ishte kërkesë e Zidanit

Zinedin Zidan mendon se ka ardhur koha për më shumë energji dhe freski tek Real Madridi, sidomos në mesfushë. Kërkesa e parë e francezit është rikthimi i Martin Odegard tek madrilenët, pasi mesfushori e kaloi sezonin 2019-2020 i huazuar tek Real Sociedad.

odegard

Zidan beson se norvegjezi është gati për të konkuruar për një vend në formacionin e Real Madridit. Tek Real Sociedad po shpresonin që ta mbanin Odegardin edhe për sezonin tjetër, por Real Madridi e ka pasur gjithmonë opsionin për ta thirrur mbrapsht në skuadër lojtarin. Pas eliminimit nga Championsi, Real Madrid informoi Real Sociedadin që do merrte Odegardin mbrapsht në skuadër dhe se norvegjezi nuk do huazohet sërish.

Sipas “Marca” e ardhmja e mesfushorit 21 vjeçar u vendos pas ndeshjes së kthimit kundër Mançester Sitit, ku Zidan kuptoi se i duhej një përforcim në mesfushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"