Real Madrid, klubi më i shtrenjtë në Europë, PSG në podium. Juventusi trefishon vlerën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2017 | 18:58

Real Madrid, klubi më i shtrenjtë në Europë, PSG në podium. Juventusi trefishon vlerën

Jo, Xhixhi Bufon nuk vlen sigurisht vetëm sa një e shtata e Manuel Nojerit. Të paktën në fushë, ku portieri bardhezi është ende mes më të mirëve në botë. Por vlerësimet që lexoni në infografikën e mësipërme janë relative, pra çmimi i kartonit në merkato e ndërthurur me faktorë të tjerë të jashtëm si mosha dhe kohëzgjatja e kontratës: ja përse Bufon, 39 vjeç dhe me një kontratë që skadon në qershor, vlen më pak se portierët titullarë të 8 ekipeve më të shtrenjta të Champions-it.

MADRID, SPAIN - APRIL 18: Real madrid CF line up prior to start the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Real Madrid CF and FC Bayern Muenchen at Estadio Santiago Bernabeu on April 18, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

MAJA

Tetë skuadra, mes të cilave Reali i Madridit, Barcelona dhe PSG-ja kanë skuadrën më të shtrenjtë sesa kampionët e Italisë. Ose më saktë, dy ekipet që kanë dominuar dekadën e fundit të futbollit botëror, duke përfituar edhe prej termave ekonomike (marketing, turne, sponsor…) nga triumfet e fituara në fushë dhe klubi që ka pas emirin e Katarit.

vlerat

Pastaj është “Zonja”, e cila ka arritur të rilindë nga rrënojat e “Calciopoli”-t, duke ndërtuar një skuadër gati 900 milionë eurosh (300 milionë euro ishte vlera e ekipit në sezonin 2007/’08 pas rikthimit në Serinë A): më shumë edhe sesa dy Mançesterët, Çelsi dhe Bajerni i Mynihut, të cilat kanë edhe të ardhura më të larta se ato të bardhezinjve.

Një e dhënë që dëshmon forcën e klubit, në gjendje për të joshur futbollistë klasi dhe largpamësia e drejtimit, e aftë të nuhasë herët talentet dhe t’i blejë për çmime të pranueshme për t’ua rritur më pas vlerën. Aleks Sandro dhe Dibala, goditjet e merkatos së 2015-ës, janë shembuj emblematikë: braziliani i blerë për 26 mln euro sot kushton 70, ndërsa argjentinasi i paguar vetëm 40, sot vlen 200. Gjithnjë nëse do të ishin në shitje, sepse Juve ka refuzuar çdo ofertë, ashtu siç kanë bërë edhe ata të dy, të cilat kanë pranuar se janë të lumtur në Torino.

vlerat1

NUK KA MBARUAR

Pikërisht vera e Dibalës është simbol i një rritjeje të vazhdueshme: kur PSG-ja la të kuptohej se do të kalonte 222 milionët në arkat e Barcelonës për të transferuar Nejmarin, për javë të tëra tifozët bardhezinj ndjenë drithërima dhe në kokën e tyre kaloi edhe filmi i lamtumirës së Pogbasë.

Por Juventusi doli haptazi se “Joya” nuk ishte në shitje për asnjë çmim dhe, nga ana tjetër, Dibala as nuk ëndërroi që t’i kërkonte klubit ta shiste, ndryshe nga sa bëri francezi. Dhe propozimi për të veshur fanellën me numrin 10 solli përgjigjen e sulmuesit për Marotën: “Është një nder dhe vlen si një rritje rroge”.

ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"