Real Madrid-Juventus në çerekfinale, Alegri provokon: Do të kenë fatin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 9:31

Real Madrid-Juventus në çerekfinale, Alegri provokon: Do të kenë fatin e Barcelonës

M es Spalit dhe Re alit. Diferenca e të dyjave është e frikshme, por Masimiliano Alegri kërkon ta mbajë Juventusin të karikuar dhe të përqendruar për ndeshjen e sotme në mbrëmje kundër Spalit.

alegri-470x264

Trajneri bardhezi thotë se dy sfidat me spanjollët do të jenë të bukura dhe kërcënon “galaktikët” se mund t’i presë fati që pati Barcelona në çerekfinalet e vjetshme. Por numri një i bardhezinjve fillimisht do 3 pikët sot për ta dërguar Napolin në -7 pikë dhe për të hedhur një hap të sigurt drejt kampionatit.

Si e komentoni shortin e Champions-it kundër Realit?

Më e rëndësishme është ndeshja me Spalin sepse në tri ndeshjet e fundit ka arritur të grumbullojë 7 pikë dhe janë në një moment të mirë. Sa për Realin, dua të bëjmë një ndeshje që të jetë në histori. Reali është një kundërshtar i madh dhe do të jenë dy ndeshje të mrekullueshme. Nëse do të jemi të zotët dhe nëse do të kemi pak fat do të kualifikohemi, në të kundërt asgjë…

Duhet të jemi të kënaqur që jemi kualifikuar mes 8 më të mirave në Europë. Ne punojmë për këtë sfidë. Vitin e kaluar në çerekfinale mundëm Barcelonën dhe ndoshta këtë herë do të jetë radha e Realit. Ata janë favoritët, por fillimisht mendojmë për Spalin dhe Milanin.

Rikthehet Hëvedes. Si është situata e të dëmtuarve?

Është grumbulluar për ndeshjen. Përveç Khedirës që është me grip, të tjerët janë në dispozicion. Sigurisht jo Kuadrado dhe Bernardeski. Kush do të luajë në vend të Benatias? Mund të luajë Rugani ose Barzalji, por mund të luajnë edhe të dy bashkë. Nuk kam vendosur ende, duhet të bëj vlerësimet e fundit. Në portë do të jetë Bufon. Në Champions do të mungojë Pjaniç. Kush e zëvendëson? Zëvendësuesit e tij natyralë janë Bentankur dhe Markizio, por nuk duhet të mendoj kaq shumë përveçse për ndeshjen me Spalin.

alegri

Higuain ka nevojë për pushim? Manxukiç ka rënie?

Gonzalo është mirë, ndërsa Mario ka luajtur shumë. Në këto momente nuk është në formën e tij më të mirë, edhe pse gjithmonë bën ndeshje të mira. Është lojtar i rëndë sishëm për ne.

Si e përgatitët këtë ndeshje për të mbyllur një cikël  shumë pozitiv?

Kam një skuadër me lojtarë të përgjegjshëm. Për të fituar kampionatin, duhet të fitosh këto lloj ndeshjesh dhe të luash me rregull dhe inteligjencë. Në të kundërt, gjithçka vështirësohet. Kampionati nuk ka përfunduar sepse Napoli luan mirë dhe grumbullon shumë pikë. Për momentin na duhen 101 pikë.

Çfarë është Spali për Alegrin?

Kam kujtime të bukura aty. Në Ferrara ndihej shumë loja e futbollit dhe pesha e historisë, pavarësisht se luanim në Serinë C1. Ishim një ekip argëtues.

Alegri

Si reagoi skuadra pas shortit me Realin?

E dinim që do të sfidonim më të mirët në botë.

Sa mundësi ka të përsëritet ndeshja me Karpin e dy sezoneve më parë?

Skuadra është rritur dhe tani nuk duhet të hedhim poshtë atë që kemi bërë deri në këto momente. Duhet të pretendojmë vetëm 3 pikët dhe të luajmë me durim dhe përqendrim. Kështu mund ta dërgojmë Napolin -7 pikë. Do të jetë një ndeshje më e vështirë nga ajo që mendoni.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"