Real Madrid huazon sërish Kubon, ja skuadra e re e talentit japonez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 17:10

Real Madrid huazon sërish Kubon, ja skuadra e re e talentit japonez

Real Madrid dhe Vijarreal kanë arritur një marrëveshje për huazimin e talentit 19 vjeçar Take Kubo. Në garë për talentin japonez ishin edhe Granada, Selta Vigo dhe Osasuna por “Nëndetësja e Verdhë” fitoi më shumë kuota.

KUBO

Marrëveshja është huazim për një vit pa të drejtë blerjeje. Vijarreal do të paguajë rrogën e futbollistit.

Një tjetër faktor që bindi Kubon të transferohej tek Vijarreali ishte edhe trajneri i zyrtarizuar tek kjo skuadër, Unai Emeri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"