Reagon Tavo: Financa të sigurta, Luftëtari do jetë në nivele të larta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2018 | 13:07

Reagon Tavo: Financa të sigurta, Luftëtari do jetë në nivele të larta

Grigor Tavo kthen qetësinë në Gjirokastër. Ai garanton se klubi nuk ka kurrfarë problemi financiar dhe sqaron arsyen e largimeve në radhët e ekipit. Në një deklaratë lëshuar për mediat, numri një i klubit ka paralajmëruar se skuadra do të kthehet në nivele të larta.

Grigor Tavo tribune

“Duke marrë shkas nga shkrimet dashakeqe në disa portale, se Luftëtari qenka në krizë financiare dhe se prej tij po largohen futbollistë, ndiej detyrimin moral të sqaroj opinionin publik se te Luftëtari nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë krize financiare, për sa kohë unë do të jem në krye të kësaj skuadre. Gjithashtu, për sa u përket lojtarëve që nuk janë më pjesë e Luftëtarit, si Gurma apo Bukovski, dua të saktësoj se ata kanë pasur kontratë me klubin tonë vetëm për ndeshjet e Kupave të Europës. Lojtarët kanë shkëputur marrëdhënien në mënyrë konsensuale dhe nuk kanë asnjë pakënaqësi ndaj klubit. Ndërsa fjalët e përsëritura se Luftëtari nuk paguan lojtarët, i hedh poshtë fakti që tashmë kanë rinovuar me Luftëtarin pjesa me e rëndësishme e lojtarëve të formacionit, të cilët do të qëndrojnë në Gjirokastër edhe për disa vite, pasi kushtet dhe korrektesa është në nivelin maksimal. Ju siguroj të gjithëve, që edhe pse sezonin nuk e kemi nisur mirë, Luftëtari shpejt do të rikthehet në nivele të larta dhe rezultatet do të na bëjnë krenarë të gjithëve”, thuhej në deklaratën e presidentit të klubit gjirokastrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"