Reagon Takaj: Akuzat e ngritura nga “klani” shqiptar anti-Skënderbe do të rrëzohen një e nga një

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 22:43

Reagon Takaj: Akuzat e ngritura nga “klani” shqiptar anti-Skënderbe do të rrëzohen një e nga një

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubi, ka reaguar edhe presidenti i Skënderbeut, Ardijan Takaj, sipas të cilit akuzat e ngritura ndaj klubit korçar janë të pavërteta dhe iu siguron tifozëve të Skënderbeut se klubi do ta mbrojë nderin dhe suksese e arritura deri më sot dhe akuzat e ngritura do të rrezohen një e nga një.

Takaj

– Reagim zyrtar i presidentit Ardjan Takaj

Të dashur tifozë bardhekuq dhe sportdashës të KF Skënderbeu shpreh keqardhjen dhe shqetësimin tim nga “bombardimi” që po i bëhet opinionit publik me lajme dhe sajesa ndaj në emër të Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ kërkoj të sqaroj edhe njëherë se:

– KF Skënderbeu siguron UEFA-n dhe të gjithë partnerët e saj se nuk ka asnje lidhje apo dijeni për kërcënimin që mund të jetë bërë ndaj personave që po hetojnë klubin tonë. Garancia më e madhe është historia e klubit tonë dhe natyra e qytetit që perfaqësojmë.

– Në emër të klubit dua të inkurajoj edhe njëherë organet ligj-zbatuese për zbardhjen e çështjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të autorëve të vertetë të kesaj ngjarje.

– KF Skënderbeu siguron të gjithë opinionin sportiv dhe në mënyrë të veçantë tifozërinë tonë se po ndjek me vëmëndje dhe qetësi hetimin e nisur nga kompani, që kërkojnë të justifikojnë milionat që perfitojnë nga UEFA dhe “klani” anti-Skënderbeu në vendin tonë. Sigurojmë se akuzat e tyre do të rrezohen një e nga një, dhe nëse do të jetë e nevojshme deri në shkallën më të lartë të gjykimit sportiv ose penal.

– Si përfundim në emër të klubit ju siguroj se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë e tonë për të realizuar objektivat sportiv të klubit, por tani na lind dhe detyrimi për të mbrojtur nderin dhe sukseset e arritura deri më sot. Ju sigurojmë së do të shohim përpara për suksese edhe më të mëdha.

Me respekt
Ardjan Takaj
President i KF Skënderbeu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"