Reagon sekretari i Federatës: Vendim absurd i basketbollisteve, nuk erdhën të marrin lejet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2017 | 18:12

Reagon sekretari i Federatës: Vendim absurd i basketbollisteve, nuk erdhën të marrin lejet

Duke u nisur nga fakti që tri vajzat, Dorina Mema, Migena Qypi dhe Gera Bujari, kanë nxjerrë si pretendim të tyre ose më thjesht një arsye për mosparaqitje, duke pretenduar se ka qenë vetë federata ajo që nuk i ka pajisur ato me leje e VKM për të justifikuar arsyen e mungesës së tyre pranë autoriteteve të vendit të punës.

Ponari - Llazani

Për këtë problem, ne iu drejtuam në një bisedë telefonike sekretarit të Federatës së Basketbollit, Korab Llazani, i cili ka reaguar duke dhënë një përgjigje lidhur me problemin e shfaqur nga këto vajza:

“Ka qenë një vendim absurd dhe i pabazë i vajzave në fjalë, për mosparaqitje gjatë ditës së djeshme në grumbullimin e ekipit tonë kombëtar e aq më tepër në mosangazhimin e tyre gjatë seancës stërvitore. Mendoj se vajzat nuk kanë vepruar mirë e siç duhet, pasi ato janë njoftuar ashtu si gjithë vajzat e tjera, të cilat janë paraqitur në stërvitje.

Për sa i përket pajisjes me leje nga ana jonë, këto vajza nuk janë paraqitur pranë Federatës për të tërhequr lejet. Ne kemi nxjerrë njoftimin duke lajmëruar datat e grumbullimit dhe gjithçka që duhet të vepronin këto basketbolliste të thirrura në ekipin tonë kombëtar.

Të grumbullohesh në ekipin tonë kombëtar, për mua e për këdo, është një nder dhe një rast që rrallëkush e përfiton. Nuk mund t’i shmangesh dot grumbullimit në ekipin e kombëtares sonë me të tilla arsye jo objektive dhe pa argumente. Ne, gjithnjë, në çdo grumbullim, kemi vepruar njëlloj me të njëjtat metoda”, është shprehur Llazani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"