Reagon Naftëtari, pretendojnë vendin e të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2016 | 14:28

Reagon Naftëtari, pretendojnë vendin e të kuqve

Në qytetin e Kuçovës janë të pakënaqur nga vendimi i FSHF-së për pjesëmarrjen në Kategorinë e Parë të Partizanit B dhe jo të Naftëtarit. Arsyeja është se kuçovarët janë në pozita të njëjta me të kuqtë dhe ishin ata që u përballën me Mamurrasin në “play-out”-in e sezonit të kaluar.

Naftetari ekip

Logjikisht, te Naftëtari janë të bindur se në vendin e Mamurrasit duhej të ishte Naftëtari, ose minimalisht një zgjidhje më sportive mes skuadrës kuçovare dhe asaj të Partizanit B që u renditën të dyja në vendet e dyta në Kategorinë e Dytë. Të gjithë sportdashësit, si dhe drejtuesit e klubit kanë mbetur të pakënaqur nga vendimi i FSHF-së për mospjesëmarrjen në Kategorinë e Parë.

Ndërsa kampi kuçovar tashmë pret reagimin nga FSHF-ja, pasi sipas tyre është një vendim i çuditshëm dhe i paargumentuar. Naftëtari duket se do të garojë sërish në Kategorinë e Dytë edhe në sezonin e ri dhe synimi do të jetë ngjitja në të Parën.

ARBEN ÇEPANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"