Reagon Naftëtari: Padrejtësi ndaj nesh, meritonim ngjitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2016 | 11:40

Reagon Naftëtari: Padrejtësi ndaj nesh, meritonim ngjitjen

Në Kuçovë kanë kaluar tri ditë në ankth duke pritur vendimin që do të vinte nga Federata Shqiptare e Futbollit për sa i përket skuadrës që do të zëvendësonte Partizanin B të tërhequr nga kampionati i Kategorisë së Parë. Të shtunën, kuçovarët kanë shpresuar se do të ishin ata që do të hynin në garë, pasi Komisioni i Licencimit nuk e kishte pranuar kërkesën e Mamurrasit.

Naftetari ekip

Por, gjithçka është shuar në pak sekonda kur gjatë pasdites, FSHF ka bërë të ditur vendimin e Komisionit të Apelit të Licencimit që kishte vendosur të përfshinte Mamurrasin në garë. I kontaktuar nga gazeta, shefi i klubit të Naftëtarit, Bajram Fraholli, u shpreh:

“Është një vendim i padrejtë. Ne e meritonim vendin përpara Mamurrasit dhe Partizanit B gjithashtu. I plotësonim të gjitha kushtet. I kishim shlyer detyrimet dhe mund të merrnim pjesë normalisht në Kategorinë e Parë. Por, dihet si janë gjërat në Shqipëri. Nuk kemi se çfarë të bëjmë. Na duhet ta pranojmë vendimin dhe të vazhdojmë përpara. Tashmë, do të garojmë në Kategorinë e Dytë ku synimi do të jetë ngjitja në të Parën.

Besoj se kemi krijuar një ekip cilësor dhe jam i bindur se do të arrijmë në fushë atë që na takonte që përpara fillimit të sezonit. Nuk mund të bëjmë asgjë, do respektojmë atë që është vendosur”, përfundoi prononcimin e tij për gazetën, shefi i klubit të Naftëtarit, Bajram Fraholli. Tashmë, kuçovarët do të jenë në pritje të startit të Kategorisë së Dytë ku janë në Grupin B.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"