Reagon kryebashkiaku i Këlcyrës, pas përjashtimit të ekipit: Vendim skandaloz, do ta apelojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 18:22

Reagon kryebashkiaku i Këlcyrës, pas përjashtimit të ekipit: Vendim skandaloz, do ta apelojmë

Vendimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës kanë tronditur të gjithë Këlcyrën. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut të Këlcyrës dhe njëkohësisht president i skuadrës, Klement Ndoni. Ky i fundit, në një reagim për gazetën “Panorama Sport”, e ka konsideruar si skandaloz vendimin e Disiplinës për përjashtimin e skuadrës nga kampionati.

klement ndoni

“Jemi kundër dhunës dhe e dënojmë atë. Nuk kam asgjë me lojtarët, të cilët janë dënuar për atë që kanë bërë. Por, është skandaloze që të përjashtosh skuadrën nga kampionati. Ndeshja luhej në Përmet dhe klubi ynë nuk kishte përgjegjësi. Ndëshkimet e lojtarëve janë të merituara, por nuk mund të penalizohet një qytet i tërë dhe të përjashtohet ekipi. Ne do ta apelojmë këtë vendim dhe presim që të ketë drejtësi.

Nuk mund të mbajë i gjithë qyteti përgjegjësinë e disa lojtarëve. Dënimi i djeshëm është abuziv dhe i padrejtë”, u shpreh shumë i irrituar në reagimin e tij për gazetën kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni. Tashmë pritet që çështja të shkojë në Komisionin e Apelit. Kujtojmë se Këlcyra u rikthye në Kategorinë e Dytë gjatë sezonit të kaluar, pasi qëndroi pushim për 1 vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"