Reagon Hasanbelliu: Magani është bërë nervoz, ju tregoj lojtaret që ka rezerva

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2017 | 11:31

Reagon Hasanbelliu: Magani është bërë nervoz, ju tregoj lojtaret që ka rezerva

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, ka treguar ekskluzivisht për “Panorama Sport” bisedën e bërë me trajnerin menjëherë pas ndeshjes.

Hasanbelliu

“Magani është i mërzitur me situatën, por do të vazhdojë të drejtojë skuadrën. Kam folur me trajnerin dhe i thashë që dorëheqjen nuk ia pranoj. I bëra të ditur të vazhdojë deri në fund të vitit me këtë skuadër, derisa ne, lojtarët dhe trajneri të rregullohemi. Është një shthurje totale, e pashpjegueshme. Nuk e di se çfarë emri t’i vendos kësaj situate.

Natyrisht që lojtarët kanë një përgjegjësi të madhe, por edhe trajneri ka pjesën e vet të fajit. Më duhet të pranoj se Magani është bërë nervoz, duke parë që skuadra ka humbur disa ndeshje radhazi. Ai është i pakënaqur nga lojtarët që duhet të marrin më shumë përsipër, pra ata që quhen lider.

demi hasanbelliu

Tashmë nuk është momenti i masave, sepse jemi në fillim të kampionatit. Lojtarët duhen këshilluar, por ne do të bëjmë një mbledhje urgjente për këtë situatë. Futbollistët më të paguar që kemi nuk po i përgjigjen trajnerit siç ai kërkon.

Magani ka rezerva për Dostin, Çyrbjen dhe Hilën, të cilët nuk po japin atë që pret trajneri. Ndeshja më skandaloze që kemi bërë ishte pikërisht kjo ndaj Lushnjës. Por, me sa duket, sa më shumë t’i mbash afër lojtarët, aq më keq është”, deklaroi dje për gazetën kreu i klubit durrsak.

DRILON XHEPOLLARI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"