Reagon edhe Shtubina për gjendjen e Vllaznisë, mesazh prekës i ish-kapitenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 15:05

Reagon edhe Shtubina për gjendjen e Vllaznisë, mesazh prekës i ish-kapitenit

Vllaznia dhe problemet e saj po diskutohen në çdo aspekt. Për gjendjen e skuadrës shkodrane, janë të gjithë të hidhëruar. Megjithatë tashmë është shumë vonë.

shtubina

I fundit që ka bërë reagimin e tij ka qenë Ndriçim Shtubina. Ai ka qenë kapiten i Vllaznisë dhe aktualisht është pjesë e Laçit. Ai ka postuar një mesazh prekës në rrjetin social “Instagram”, ku në foto shfaqet babai i tij i ndjerë. Në këtë postim ai shkruan: “ Njerëzit vdesin, Vllaznia jo”, duke treguar se ai është i hidhëruar për situatën në të cilën gjendet ekipi i tij i zemrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"