Reagon Çela: Ftoj trajnerin Dedja dhe ish-presidentin Çobani në një debat publik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 12:54

Reagon Çela: Ftoj trajnerin Dedja dhe ish-presidentin Çobani në një debat publik

Situata te Lushnja vijon të mbetet e rënduar që pas humbjes me Vllazninë, kur akuza dhe replikat janë kthyer në rend të ditës. Pas deklaratës së dhënë nga trajnerit Hysen Dedja për kompromise, ka reaguar “veterani” Gentjan Çela, i cili ka edhe një propozim.

Cela

“Për të mos folur në ajër, në distancë dhe me replika të kota. Pa shumë fjalë të tepërta, lojtarët e Lushnjës e ftojnë trajnerin Dedja dhe ish-presidentin Çobani në një diskutim të lirë dhe publik, me praninë e mediave dhe ta shprehim në sytë e njëri-tjetrit situatën reale që ka futbolli i Lushnjës”, u shpreh për gazetën “veterani” Çela.

Cela

Drejtori – Lushnjarët vijojnë të përgatiten për ndeshjen me Flamurtarin nën drejtimin e zv/ trajnerit Dritan Çuko. Për transfertën me vlonjatët, skuadra do të drejtohet nga teknikët e komanduar nga kryebashkiaku, Dritan Çuko, dhe Altin Hysko. Lushnja ka një fitore nën “timonin” e dyshes, që është fitorja e vetme e këtij sezoni në “Roza Haxhiu”.

lushnjaa

Konkretisht më 28 tetor, verdhejeshilët mundën 2- 1, Teutën në shtëpi. Për gazetën, drejtori i klubit Vladimir Hajdari shprehet: “Pavarësisht largimit të trajnerit Dedja, ekipi i Lushnjës vijon të përgatitet me impenjim të madh për Flamurtarin, duke synuar të japë më të mirën në këtë ndeshje. Ndeshjet e moshave me Apoloninë do të luhen në fushën e stadiumit, pasi është e vetmja fushë e licencuar”.

Ndryshimet – Sulmi verdhejeshil do të pësojë disa ndryshime. Reparti ofensiv do t’i mungojë Fatjon Sefa, që po kalon një gjendje gripale prej disa ditësh. Por, do të rikthehet Mikel Canka pas skualifikimit njëjavor. Në prag të këtij dueli, ai shprehet se skuadra nuk ka çfarë të humbasë, ndaj do të futet në fushë për të luftuar.

lushnja

“Ekipi është paksa i demoralizuar pas humbjes me Vllazninë. Nuk kemi çfarë të humbim më. Do të shkojmë në Vlorë, me qëllim që në ndeshjen me Flamurtarin të japim shenja të mira. Shpresojmë që të marrim një rezultat pozitiv, që të jemi akoma në luftën për mbijetesë.

lushnja

Nuk duhet të dorëzohemi sepse ka akoma ndeshje, që ne të marrim veten dhe të bëjmë më të mirën”, u shpreh Canka, i cili nesër do të festojë 31-vjetorin në fushë, ndaj dhurata më e mirë do të ishte fitorja, por pse jo edhe ndonjë gol. Përveç Cankës, edhe mesfushori Ergys Alushi ezauroi pezullimin prej kartonëve dhe është gati për Flamurtarin. Sakaq, ky takim do të vendosë përballë të shkruarës 3 “ish”. Bëhet fjalë për portierin Mikel Spaho, futbollistin e linjës së djathtë, Agim Meto, dhe sulmuesin Brunild Pepa.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"