Reagimi i Gentjan Mezanit: Ja pse u largova nga Laçi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2018 | 13:23

Reagimi i Gentjan Mezanit: Ja pse u largova nga Laçi…

Pas lajmit të bërë publik nga “Panorama Sport” për largimin e Gentjan Mezanit nga stoli i Laçit, trajneri vlonjat ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

mezani

Mezani konfirmon largimin duke deklaruar se po heq dorë për arsye personale. Mezani falenderon drejtuesit e Laçit, tifozerinë kurbinase dhe futbollistët. Në fund trajneri i ka uruar suksese në Ligën e Europës ish-skuadrës.

REAGIMI I MEZANI: 

Aventures time tek Laci i erdhi fundi. Per arsye personale po largohem nga skuadra qe me dha mundesine dhe kenaqesine e drejtimit ne elite. Te parin dua te falenderoj presidentin Pashk Laska qe me dha mundesine te trainoj Lacin si dhe per korrektesine e treguar ne cdo aspekt, se dyti tifozerine e mrekullueshme kurbinase qe ka qendruar gjithmone prane ekipit dhe me ka respektuar ne menyre te vecante gjate gjithe kesaj periudhe.
Nje falenderim i vecante shkon per stafin teknik per perkushtimin e treguar ne cdo seance stervitore. Ne fund dua te falenderoj futbollistet, ata qe bene te mundur perjetimin e nje eksperience te jashtezakonshme jo vetem nga pikepamja teknike por dhe ajo njerezore. I uroj Lacit suksese ne Europa League dhe ne kampionatin e ardhshem.
Faleminderit dhe do t’ju jem gjithmone mirenjohes!
Para Laci!

Mezani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"