Reagimet pas shortit/ Trajneri i Marokut “i hap sfidë” Spanjës e Portugalisë, flasin protagonistët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2017 | 22:56

Reagimet pas shortit/ Trajneri i Marokut “i hap sfidë” Spanjës e Portugalisë, flasin protagonistët

Menjëherë pas hedhjes së shortit, edhe protagonistët kanë folur fjalët e para për kombëtaren e tyre. Më poshtë, disa nga deklaratat e lojtarëve dhe trajnerëve, prej të cilëve pritet shumë nga kjo Kupë Bote.

lwv gjermania

Joakim Lëv, trajneri i Gjermanisë: “Është një grup interesant. Do të japim më të mirën, që të mbrojmë titullin e fituar në Brazil.”

Vinsent Kompani, lojtar i Belgjikës: “Do të jetë një ndeshje e çuditshme ajo me Anglinë…”

Antuan Grizman, lojtar i Francës: “Pak rëndësi ka se kush është kundërshtari përballë, ne do jemi gati.”

Zherome Boateng, lojtar i Gjermanisë: “Grup shumë interesant. Kemi kundërshtarë nga kontinente të ndryshme, por jemi favoritë.”

Simon Kjaer, lojtar i Danimarkës: “Short emocionues për Kupën e Botës ndaj Francës, Australisë dhe Perusë. Po e pres me padurim me shpresë dhe ambicie.”

Julian Lopetegui, trajneri i Spanjës: “Grup i vështirë dhe i komplikuar. Do jetë një garë e luftuar pasi asnjë skuadër nuk është e lehtë në një Botëror.”

trajneri i marokut

Hevre Rendar, trajneri i Marokut: “Jemi të lumtur që jemi pjesë e Kupës së Botës. Do të përballemi me motivim të madh në grup, që të mos pranojmë humbjen dhe t’i shkojmë deri në fund aventurës sonë. Të gjithë do donin të shmangnin Spanjën dhe Portugalinë, por ne themi faleminderit për shortin. Do përpiqemi të kualifikohemi.”

Didier Deshamp, trajneri i Francës: “Mund të kishim një short më të keq, por kemi shpresë se do arrijmë kualifikimin. I njohim kundërshtarët. Do të shkojmë në Rusi me shumë ambicie.”

Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës: “Kam kaluar shumë vite në futbollin britanik, do të jetë një përballje speciale për mua. Grupi me Anglinë, Panamanë dhe Tunizinë është shumë i vështirë.”

Horge Sampaoli, trajneri i Argjentinës: “Kroacia ka futbollistë të mëdhenj. Islanda luan me shumë entuziazëm dhe lufton deri në fund. Ne jemi një nga ekipet më të mira në botë, por do të kemi kohë që të korrigjojmë problemet që kemi shfaqur.”

Zlatko Daliç, trajneri i Kroacisë: “Mund të kishim një short më të favorshëm, por gjithashtu edhe më keq. Mendoj se do ta kalojmë grupin, edhe pse do të jetë e vështirë. Doja të shmangia një ekip të fortë, por tashmë jemi ndaj Argjentinës, dhe ata janë favoritë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"