REAGIMET PAS SHORTIT/ Ja deklaratat e protagonistëve pas ndarjes së grupeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2018 | 22:52

REAGIMET PAS SHORTIT/ Ja deklaratat e protagonistëve pas ndarjes së grupeve

Pas hedhjes së shortit për fazën e grupeve në Champions League, kanë filluar edhe reagimet e para, nga protagonistët që të gjithë me zor i presin në këtë sezon të ri, të kompeticionit të magjishëm europian për klube.

zaneti

 

REAGIMET PAS SHORTIT

Jurgen Klop (Liverpul/ PSG – Napoli – Crvena Zvezda) “Është si është, nuk ka problem. Liga e Kampionëve është gara më e madhe për klube në botë. Ne nuk mund të presim grup të lehtë”. Kur ke një grup me PSG dhe Napolin, absolutisht dy ekipe të mrekullueshme, atëherë nuk dëshiron ta kesh Liverpulin si ekip të tretë. Nëse mendon për grupin, atëherë je i eliminuar. Nëse mendon se është vështirë, je i eliminuar. Ne nuk mendojmë asnjë prej tyre. Ne luajmë ndeshjet dhe do të jemi konkurrues. Sezoni i kaluar është sezon i kaluar dhe ne duam kualifikimin tutje. Do të jetë vështirë, por duam të shkojmë tutje. Le të fillojmë punën për këtë”.

klop-470x282

Zaneti (Inter / Barcelona – PSV – Totenhem): “E dimë që në këtë kompeticion ka ekipe të forta, dhe ne ramë në një grup të vështirë. Do përgatitemi shumë mirë. I dimë vështirësitë, por ne jemi Interi, dhe duhet të mendojmë pozitivisht. Mesi? Nuk është vetëm ai, Barcelona ka lojtarë fantastikë që mund të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.”

zaneti

Alegri (Juventus/Mançester Junajtid – Valencia – Jang Bojs): “Grup impenjativ, dhe skuadra me vlera absolute, tradita të mëdha dhe stadiume historike: Kjo është Champions Liga e re” -shkruan Alegri në rrjetin social “Twitter”.

alegri

40388845_399210083943432_6033816811881889792_n

Toti (Roma/ Real Madrid – CSKA – Viktoria Plzen): “Le të themi se në letër gjithçka duket e lehtë. Është një grup i vështirë, e dimë se Reali do bëjë garën e vet, sepse janë kampionët aktualë, por ne do bëjmë gjithçka që të jemi të dytët. Do e shohim si do jetë Reali pa Ronaldon, por e dimë që kemi të bëjmë me jashtëtokësorë. Nuk do jetë e lehtë për ne. Është normale që kemi pritshmëri të larta.”

anceloti

Ançeloti (Napoli/PSG – Liverpul – Crvena Zvezda): “Kemi një grup shumë të vështirë, dhe luajmë ndaj dy kandidatëve potencial për fitimin e Championsit, por jam i sigurt se do ta kenë të vështirë përballë Napolit.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"