Reagim i Kukësit: Veprimet personale të një menaxheri nuk mund të “vishen” me ngjyrat e klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2017 | 16:24

Reagim i Kukësit: Veprimet personale të një menaxheri nuk mund të “vishen” me ngjyrat e klubit

Klubi i Kukësit ka dalë me një komunikatë zyrtare sa i përket çështjes së menaxherit Drini Çaushi dhe bashkëbisedimit të tij me futbollistë të Partizanit. Sipas verilindorëve, menaxheri nuk është punonjës i klubit dhe ky i fundit nuk mund të ngatërrohet në çështje të tilla.

kukesi

Reagimi i klubit për akuzat Partizani – Kukësi

Klubi i Kukësit është shumë i shqetësuar me shkrimet e publikuar nga media të ndryshme që e lidhin skuadrën verilindore me çështje që nuk bëjnë pjesë në mentalitetin tonë.

Duke u nisur nga shkrimi duhet të theksojmë se menaxheri Drini Çaushi nuk është pjesë e Kukësit dhe klubi distancohet nga këto shkrime. Bëjmë të ditur se klubi i Kukësit bashkëpunon me shumë menaxherë dhe pjesa më e madhe e lojtarëve të skuadrës tonë kanë të tillë, por kjo s’do të thotë që ata janë pjesë e jona, apo veprojnë nën stemën e skuadrës e aq më pak të kenë detyra të tjera nga drejtuesit.

Kërkojmë që emri i klubit të Kukësit të mos ndotet nga shpifje të tilla. Në të njëjtën kohë tërheqim vëmendjen e mediave që të jenë më të kujdesshme në publikimin e shkrimeve që trazojnë opinionin sportiv, pasi veprimet personale të një menaxheri apo një tjetri, nuk mund të “vishen” me ngjyrat e klubit tonë.

Ndeshjet për ne luhen në fushë dhe jo jashtë saj!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"