Reagim i ashpër i Luftëtarit për penalltinë: Ka njerëz që nuk meritojnë as t’i pështysh në fytyrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2017 | 19:42

Reagim i ashpër i Luftëtarit për penalltinë: Ka njerëz që nuk meritojnë as t’i pështysh në fytyrë

Penalltia e akorduar nga gjyqtari Emrijon Sino në Shkodër kundër Luftëtarit ka acaruar gjirokastritët të cilët nëpërmjet një statusi kanë bërë të qartë se nuk ndajnë kurrsesi mendimin me “xhaketën e zezë”. Reagimi i Luftëtarit këtë radhë nuk ka qenë aspak i përmbajtur, suke sulmuar rëndë gjyqtarin dhe shoqëruar atë me një video të momentit të diskutueshëm.

luftetari

“Në këtë botë ekzistojnë njerëz që nuk meritojnë as t’i pështysh në fytyrë prandaj po vazhdojmë para me mënyrën tonë të drejtë e luftarake. Në fund bëhen llogaritë dhe kur t’i bëjmë do shikoni që Luftëtari nuk i detyrohet askujt përveç atyre njerëzve që kanë besuar dhe kanë mbështetur në çdo moment. Të tjerët… në rreshta me arbitrat!!”, shkruhej në postimin e gjirokastritëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"