Rasti unikal në Champions/ E mbyllën grupin me pikë dhe golavarazh të barabartë, ja pse Benfika i rrëmbeu vendin e parë PSG-së
Një rast unikal u regjistrua mbrëmjen e sotme në Champions League. Ndërsa PSG vuante ndaj Juventusit në Grupin H për të gjetur rrjetën, Benfika e ktheu në festival golash ndaj Makabi Haifa dhe regjistroi një fitore 6-1 në transfertë. Shifra të cilat e barazuan me pikë dhe me golavarazh me PSG-në.
Por fakti se portugezët kishin shënuar më shumë gola në fushën kundërshtare gjatë të gjitha ndeshjeve, ishte ajo që bëri diferencën dhe i dha kryesimin Benfikës, që kështu shkon në fazën tjetër të turneut si skuadra e parë në grup.
Dy ndeshjet mes tyre kanë përfunduar me shifrat 1-1. Në këtë moment baraspeshe thuajse totale, hyri në fuqi rregulli i gjashtë në rregulloren e UEFA-s, për sa i përket golave në transfertë.
Kjo ishte hera e parë në historinë e Ligës së Kampionëve që 2 skuadra përfundojnë në krye të grupit të tyre duke pasur të njëjtin numër pikësh, golësh të shënuar dhe të pësuar.
1 – C’est la 1re fois dans l’histoire de la Ligue des Champions que 2 équipes terminent en tête de leur groupe tout en ayant le même nombre de points, de buts marqués et de buts encaissés (14 points, 16 buts marqués pour 7 encaissés pour Benfica et Paris). Improbable. pic.twitter.com/UhPvgbz3M5
— OptaJean (@OptaJean) November 2, 2022
PANORAMASPORT.AL
