Rasti i veçantë, boksierja del pozitive me doping për shkak të seksit. Ja vendimi që u mor për të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2020 | 11:51

Rasti i veçantë, boksierja del pozitive me doping për shkak të seksit. Ja vendimi që u mor për të

Rasti i veçantë për boksieren amerikane, Virxhinia Fuçs, e cila ka rezultuar pozitive me doping dhe rrezikonte një dënim të rëndë.000_1JA5V7

Megjithatë nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore për të, pasi është zbuluar se substancat inkriminuese brenda trupit të saj, ishin transmetuar nëpërmjet seksit nga partneri i saj.

Është njoftuar se nuk do të ketë asnjë ndëshkim për 32-vjeçaren, e cila do të vazhdojë ëndrrën për në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm.

Në mars, pas disa testeve të kryera, u zbulua se Fuçs kishte substanca të ndaluara në trupin e saj, por pas hetimeve të kryera, u zbulua se ajo e kishte transmetuar këtë nga partneri i saj, gjatë një marrëdhënie seksuale të kryer.

virginia virginiss virginia1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"