Rasti i frikshëm për lojtarët, autobusi i Besës sulmohet me gurë në qytetin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2018 | 17:57

Rasti i frikshëm për lojtarët, autobusi i Besës sulmohet me gurë në qytetin e Kukësit

Ekipi i KF Besës ka kaluar një moment të frikshëm, në qytetin e Kukësit, teksa po kthehej nga Shqipëria për në Kosovë. Autobusi i ekipit, është sulmuar në qytetin kufitar.

xhami autobusit

Gazeta “Epoka e re” ka mësuar se autobusi i ekipit pejan është sulmuar në qytetin e Kukësit ku tre persona e kanë sulmuar më gurë.

xhami thyerautobusi

Autobusi është ndalur dhe në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Polica e Shqipërisë.

“Jemi të befasuar më këtë sulem, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe tash ka arritur edhe policia”, ka thënë për “Epokën e re”, njëri nga lojtarët e Besës që deshi të mbetet anonim.

xhami thyer autobusi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"