Rasti i çuditshëm, 9 vite me Milanin, vetëm 5 minuta. Ja kush është sulmuesi i ri i Tiranës ardhur nga “djalli”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 9:18

Rasti i çuditshëm, 9 vite me Milanin, vetëm 5 minuta. Ja kush është sulmuesi i ri i Tiranës ardhur nga “djalli”

Gjatë nëntë viteve, Namdi Oduamadi ka luajtur pesë minuta me Milanin. Në Itali e konsideronin deri dje një rast të çuditshëm, pasi Oudamadi mban një rekord më vete. Ka qenë për 9 vite rresht lojtar i Milanit dhe ka luajtur vetëm një ndeshje, pikërisht 18 shtator 2010, kur Oduamadi hyri në fushën e lojës në minutën e 85-të në vend të Filipo Inzagit, teksa kuqezinjtë luanin me Katanian.

Oduamadi

Edhe pse ka ëndërruar gjithmonë të bëhej një lojtar i madh, prej kthimit në Milano dhjetorin e 2016-ës, futbollisti ka luajtur me të rinjtë (Primaveran) e Milanit. Ndeshjen e fundit zyrtare e ka më 23 tetor 2016 dhe te Tirana pret të aktivizohet në një ndeshje profesioniste pas dy vitesh, duke kërkuar të ringjallet. Nuk është sulmues qendror, por një “uinger”, i cili preferon të luajë djathtas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"