Rastet për gol, Ibraimi dhe Latifi “pushtojnë” Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2017 | 22:37

Rastet për gol, Ibraimi dhe Latifi “pushtojnë” Ligën e Europës

Shqiptarët “pushtojnë” Europën. Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës, një klub shqiptar i Maqedonisë, janë dy ekipet e vetme shqiptare që po shpërthejnë në Ligën e Europës.

shkendija

Klubet janë kualifikuar tashmë për në turin e tretë pas paraqitjeve shumë të mira që bënë në ndeshjet e së enjtes. Por, përveç kualifikimit, dy prej lojtarëve të këtyre skuadrave po shkëlqejnë edhe për sa u përket statistikave të UEFA.

skenderbeu

RASTET PËR GOL

Në renditjen e UEFA-s për lojtarët që kanë pasur më shumë raste për gol deri tani kur janë luajtur katër takime, listën e kryesojnë dy shqiptarë. Në vendin e parë është Besart Ibraimi i Shkëndijës me 17 raste për gol.

ibraimi

Dhe në vendin e dytë renditet Liridon Latifi i Skënderbeut me 9 raste për shënim. Kjo tregon edhe një herë formën e mirë të klubeve shqiptare në Kupat e Europës.

latifi

Prej vitesh, Skënderbeu dhe Shkëndija po lënë gjurmë me paraqitjet e tyre. Korçarët mbërritën deri në fazën e grupeve të Ligës së Europës dy vite më parë dhe synojnë të përsërisin sërish të njëjtin sukses.

Renditja

Latifi ka qenë një prej lojtarëve që ka rënë në sy te skuadra korçare në katër takimet e luajtura deri tani. Duke mos llogaritur argëtimin që ka bërë ndaj amatorëve të Sant Julia, Latifi ka shkëlqyer edhe në dy sfidat përballë milionerëve të Kairatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"