Rastësia e frikshme, kur Liverpuli ngre Champions-in vdes Papa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2018 | 12:59

Rastësia e frikshme, kur Liverpuli ngre Champions-in vdes Papa

Liverpuli do të ketë shansin të qepë për herë të gjashtë stemën e trofeut të Champions-it në finalen e Kievit më 26 maj, ashtu siç ka ndodhur në vitet 1977, 1978, 1981, 1984 dhe 2005. Në dy prej viteve që “reds”-at kanë triumfuar në Europë, 1978 dhe 2005 kanë ndodhur ngjarje historike shumë të ngjashme përtej sfondit sportiv: një martesë në “Buckingham Palace” dhe një vdekje në Vatikan. Në vitin 1978, familja mbretërore britanike kremtonte një nga dasmat më të shumëpërfolura, atë mes Princeshë Dianës dhe Princit Çarls.

VAT102-468413

Në po të njëjtin vit, Liverpuli do të triumfonte për herë të dytë në Kupën e Kampioneve (1-0 ndaj Bryzhit në “Wembley”), ndërsa Papa Gjon Pali I do të ndahej në mënyrë të papritur nga jeta në një moshë shumë të re. Ai kishte vetëm 33 ditë në krye të Vatikanit dhe pësoi infarktin e papritur që shokoi Kishën Katolike. Në vitin 2005, atëherë kur Princi Çarls do të martohej për herë të dytë, këtë herë me Kamilën, “reds”-at triumfuan përsëri në Europë, falë përmbysjes së çmendur nga Milani në finalen e Stambollit.

Në po të njëjtin vit, Papa Gjon Pali II do të ndahej nga jeta. Këtë vit do të kemi një tjetër martesë në Pallatin Mbretëror, kur princi Herri do të martohet me të fejuarën e tij, Megan. Liverpuli do të ketë shansin për të ngritur trofeun në Kiev, por Papa Françesku ndoshta do të bëjë tifo për Realin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"