Raste të shumta, por mungojnë golat në derbi. Drita dhe Gjilani e mbyllin në “paqe”, ja situata në kampionatin kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 15:38

Raste të shumta, por mungojnë golat në derbi. Drita dhe Gjilani e mbyllin në “paqe”, ja situata në kampionatin kosovar

Nuk ka fitues në derbin mes Dritës dhe Gjilanit. Sfida mes dy skuadrave është mbyllur në barazim pa gola, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat.

drita gjilani

Drita dukej disi më kërkuese në këtë takim, ku patën më shumë raste, por e kishin të pamundur për të kaluar portierin Enea Kolici, i cili me disa pritje të tij e mbajti portën të paprekur.

Me barazimin e sotëm, Gjilani shkon në kuotën e 9 pikëve, pas 6 javëve kampionat, ndërsa Drita ka një pikë më shumë, ndonëse ka edhe dy ndeshje të tjera për të zhvilluar, pasi e nisi kampionatin me vonesë, për shkak të angazhimit në kupat e Europës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"