Raste të shpërdoruara dhe promovim i lojtarëve të rinj, Flamurtari e Apolonia dhurojnë spektakël me… 9 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 10:54

Raste të shpërdoruara dhe promovim i lojtarëve të rinj, Flamurtari e Apolonia dhurojnë spektakël me… 9 gola

Apolonia ka fituar 4-5 në stadiumin “Flamurtari”, në miqësoren e parë të vlonjatëve, ku ka pasur gola me shumicë, raste të shpërdoruara dhe promovim lojtarësh të rinj, sidomos në kampin kuqezi.

A4CC9788-E74B-4EB7-A1AD-37229E1B0443

Flamurtari i trajnerit Dritan Resuli luajti me Saug Alimuçajn në portë, por edhe me shumë lojtarë të tjerë të akademisë që ishin pjesë e ekipit edhe sezonin e kaluar, si Balla, Qarri, Aliaj, Muçollari dhe Kreshpa. Luajtën edhe dy brazilianët Ramos dhe Oliveira. Vlonjatët provuan edhe njërin prej afrimeve, kosovarin Ilir Gashi, i cili shënoi një gol. Mungonin Moçka dhe Ribaj, me këtë të fundit që ishte në tribunë.

NDESHJA – Dy ekipet luajnë në sulm dhe e kërkojnë me ngulm golin. Në 20 minutat e para Flamurtari ka topin në zotërim, ndërsa trajneri italian i Apolonisë bën një ndryshim të detyruar që në minutën e 10- të, kur Gjata lë fushën i dëmtuar dhe vendin e tij e merr Omeri.

Në minutën e 15-të Oliveira shmang një rrezik afër zonës së Flamurtarit, më pas Balla shpëton vlonjatët nga një aksion i rrezikshëm i Omerit. Në minutën e 20-të, Sota kalon në avantazh Apoloninë. Një minutë më pas, Ejoh dyfishon, teksa topi i gjuajtur prej tij përplaset në shtyllë dhe pushon në rrjetë. Ramos provon me një gjuajtje të fuqishme, por sfera kalon ngjitur me shtyllën e majtë të Harizajt. Haruni në minutën e 29-të shfrytëzon një shpërqendrim të mbrojtjes së Apolonisë dhe pranë portës shënon golin e parë për vlonjatët, por Apolonia godet sërish, këtë herë me Andonin, që gjuan bukur dhe 1-3.43587A35-5FF1-4959-A5A4-1702365F6003

Me këtë rezultat përfundon pjesa e parë. Në pjesën e dytë të dy trajnerët do të bënin zëvendësimet përkatëse, duke aktivizuar një pjesë të mirë të lojtarëve që kishin në stol. Në minutën e 62-të Omeri shfrytëzon një gabim të mbrojtësit Balla dhe shënon golin e katërt. Muçollari shënon dy minuta më vonë për Flamurtarin, duke e çuar në 2-4 rezultatin.

Është radha e kosovarit Gashi të realizojë golin e tretë të vlonjatëve, por Kumani përgjigjet me golin e 5-të të Apolonisë. Mukoi ngushton shifrat për Flamurtarin, duke shënuar edhe golin e fundit të ndeshjes, që mbyllet 4-5.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"