Rast unik, sulmuesit bardheblu i janë anuluar gjysma e golave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2017 | 11:55

Rast unik, sulmuesit bardheblu i janë anuluar gjysma e golave

Edeh si… Inzagi. Gjithkush mund të thotë që këta sulmues nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin dhe ndoshta me të drejtë, megjithatë në një pikë edhe bashkohen. Të gjithëve u kujtohen golat e “Pipos”, që shpeshherë ishin në limitet e pozicionit të rregullt, madje kot nuk e kanë përshkruar si një lojtar që ka lindur në zonën “offside”.

edeh

Afrikani i sulmit të Tiranës ka pasur të njëjtin fat këtë sezon. Ai e ka gjetur plot 9 herë rrjetën (në 18 takime që ka luajtur), por në fund të fundit zyrtarisht i janë quajtur vetëm 5. Rast unik për këtë edicion, pasi në katër raste i është dashur që të lërë në tentativë festën, duke qenë se i janë cilësuar si të parregullt. Sulmuesi duket “i mallkuar”, ndërsa veç fatit, ka pasur kundër edhe… vijërojtësit. Gjithçka nisi me Korabin në javën e 14-të (ndeshje që u zhvillua në “Loro Boriçi”).

Edeh ne derbi

Ai takim u mbyll 1-1, por afrikani arriti të shënonte që në të 8-ën minutë, por goli u cilësua i parregullt, edhe pse pamjet vërtetuan se gjyqtari anësor gaboi. Fati i keq e ndoqi edhe ndaj Vllaznisë në javën e 27-të, e cila përfundoi 1- 2 për llogari të shkodranëve. Edeh shënoi me kokë këtë herë, që në të 39-ën minutë dhe gjyqtari e anuloi golin.

ede tirana

Një rast që nga moviola u cilësua i drejtë. “Tersi” e ndoqi edhe në javën e 29-të, i shënoi Laçit që në të 41-ën (ndeshje që u mbyll pa gola), por edhe këtë herë vijërojtësi ngriti flamurin. Moment më shumë se i diskutueshëm ky. Por nuk u mbyll me kaq, pasi edhe ndaj Korabit, për llogari të javës së 33-të, e ndoqi i njëjti fat.

halili edeh

Ai shënoi që në të 25-ën minutë, por anësori edhe këtë herë e anuloi. Por, në ndryshim nga javët e tjera, të shtunën bardheblutë u “zgjuan” dhe e fituan ndeshjen me shifrat e pastra 2-0, madje ishte sërish sulmuesi afrikan që zhvilloi shifrat dhe i dha udhën marrjes së trepikëshit.

Tirana gol Beselidhjes

GRIPI – Ifeani Edeh të enjten nuk u stërvit fare, ndërsa dje nisi i diferencuar. Sulmuesi rrezikon Skënderbeun, për shkak të grupit. Ai është i sëmurë dhe po merr antibiotikë, ndaj stafi mjekësor i ka shmangur ngarkesat. Vetëm sot pritet që të vendoset do të jetë gati për ndeshjen e së hënës.

GOLAT E SHËNUAR NGA EDEH:

Tirana-Flamurtari 3-0 Edeh 36′ (i rregullt)

Korabi-Tirana 1-1 Edeh 8′, 45′ (i parregullt, i rregullt)

Tirana-Skënderbeu 2-2 Edeh 3′ (i rregullt)

Tirana-Vllaznia 1-2 Edeh 39′ (i parregullt)

Tirana-Laçi 0-0 Edeh 41′ (I parregullt)

Tirana-Partizani 1-2 Edeh 14′ (i rregullt)

Tirana-Korabi 2-0 Edeh 25′, 47′ (i parregullt, i rregullt)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"