Rashica përkrahë Ronaldos dhe Mbapesë, shikoni reklamën që i bën UEFA sulmuesit të Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 17:25

Rashica përkrahë Ronaldos dhe Mbapesë, shikoni reklamën që i bën UEFA sulmuesit të Kosovës

Kosova do të luajë ditën e sotme kundër Çekisë në transfertë, në një ndeshje shumë e rëndësishme.rashica-780x439

Për këtë ndeshje dardanët do të kenë një mungesë shumë të rëndësishme, siç është ajo e Vedat Muriqit për shkak të dëmtimit. Megjithatë i gatshëm për Kosovën do të jetë një lojtar tjetër shumë i rëndësishëm për këtë ekip, siç është Milot Rashica.

Pikërisht lojtari i cili aktualisht luan me Verder Bremeni, ka marrë edhe një reklamë nga faqja zyrtare e UEFA-s. Këta të fundit në prag të ndeshjeve të sotme, kanë postuar në rrjetet sociale, një pyetje se kush do të shënojë më shumë sot.
75398383_572569550180399_8964523038053761024_n

Në listën me 6 emrat, janë edhe lojtarët e mëdhenj si Ronaldo, Mbape, Kejn, Mitroviç dhe Jëlmaz, ndërkohë aty bën pjesë edhe Rashica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"