Menaxheri i Ngo “kërcënon” Tiranën: Sulmuesi largohet nga bardheblutë pa mbaruar sezoni nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 23:05

Menaxheri i Ngo “kërcënon” Tiranën: Sulmuesi largohet nga bardheblutë pa mbaruar sezoni nëse…

Menaxheri i sulmuesit të Tiranës, Majkëll Ngo, Mario Cenolli, është shprehur se sulmuesi mund të mos e mbyllë sezonin me bardheblutë, nëse rinovimi i kontratës nuk ndodh deri më 31 maj, kur skadon edhe kontrata e tij.majkell ngo

Cenolli në një prononcim të dhënë për “Supersport”, është shprehur se nga informacionet që ai ka, Rashica nuk do të kalojë te Liverpuli, pasi ai dëshiron të qëndrojë në Gjermani.

“Klubet e Premier Ligës dëshirojnë të rinisim më 12 qershor, por sot kam mësuar se ajo date mund të shtyhet dhe të luhet më 26 qershor, për shkak se disa futbollistë nuk janë gati të luajnë. Sipas mendimit tim mendoj se Premier Liga do të rifillojë nga mesi i qershorit.

Për mendimin tim lojtarët shqiptarë nuk janë ende gati të luajnë në Premier Ligë, më mirë do ishte të luanin në një kampionat më të vogël. Nga informacionet që kam unë Milot Rashica dëshiron të qëndrojë në Gjermani. Nga një miku im te Liverpuli kam mësuar se me shumë mundësi negociatat për Rashicën te Liverpuli nuk do vazhdojnë.Çmimet në merkato nuk do të jenë më si përpara, ekipet do të përpiqen të gjejnë lojtarë pa kontrata.

E ardhmja e Ngo? Sulmuesit kontrata i mbaron më 31 maj, pas kësaj ai është një lojtar i lirë. Ne po presim drejtuesit e Tiranës që të gjejmë një zgjidhje, nëse nuk gjejmë edhe në vazhdim atëherë gjithçka mbyllet me Tiranën. Nëse nuk bëhet diçka deri më 31 maj, atëherë Ngo nuk e mbyll sezonin me Tiranën. Nëse bardheblutë nuk e hedhin atë hapin për të zgjidhur atë ngërçin ekonomik, Majkëlli nuk e mbyll me Tiranën. Unë nuk jam i lumtur për atë që ai ka treguar te Tirana, duke qenë se unë i di aftësitë e tij.cenolli

Me Granit Xhakën jemi shumë miq. E kam njohur që kur ka mbërritur në Londër, është një djalë fantastik dhe shumë familjar dhe me këmbë në tokë. Në periudhën kur ndodhi ajo mes Xhakës dhe tifozëve edhe ekipi i Arsenalit nuk epos shkonte shumë mirë. Ai është i dashuruar me Arsenalin dhe dëshiron të qëndrojë këtu ku është.”, u shpreh Cenolli për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"