Rashica i “shkel syrin” Klopit: Dëshiroj që në të ardhmen të kem mundësinë të luaj për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 12:42

Rashica i “shkel syrin” Klopit: Dëshiroj që në të ardhmen të kem mundësinë të luaj për…

Milot Rashica padyshim që ka bërë hapa të mëdha në karrierën e tij, teksa nga fillimet te Vushtrria, tani luan  për ekipin e madh gjerman të Verder Bremenit.1582050611_milot-rashica-werder-bremen-1580853338-31168

Me skuadrën nga Bundesliga, sulmuesi ka treguar paraqitje të shkëlqyera, ku është një nga lojtarët më të mirë te ekipit. Për këtë arsye, Rashica ia ka dakë të tërheqë vëmendjen e ekipeve të mëdha, teksa Liverpuli e ndjek atë prej kohësh dhe thuhet se do të tentojë ta afrojë atë në verë.

Një mesazh tekniku i ekipit anglez, Jurgen Klop e ka marrë nga vetë futbollisti, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se dëshiron që në të ardhmen të luajë në Ligën e Kampionëve. “Unë ende nuk kam menduar për të ardhmen time, sepse situatë në të cilën ndodhemi nuk na i lejon këtë.Milot-Rashica

Unë e kam marrë shumë seriozisht situatën aktuale, në luftën për mbijetesë të Verder Bremenit dhe dua të bëj gjithçka çfarë është e mundur për t’ia dalë. Megjithatë unë një ditë do të doja të luaja me lojtarët më të mirë në botë dhe të luaj në Ligën e Kampionëve. Unë jam duke punuar shumë për këtë dhe e di se mund t’ia dal.”, u shpreh Rashica.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"