Rashica drejt hapit të madh të karrierës, presidenti i Federatës konfirmon interesimin e 2 klubeve europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2020 | 17:32

Rashica drejt hapit të madh të karrierës, presidenti i Federatës konfirmon interesimin e 2 klubeve europiane

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Amedi është shprehur se Liverpuli dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin kosovar, Milot Rashica, i cili luan për skuadrën e Verder Bremenit në Gjermani.

RASHICA78

Kjo deklaratë e madhe është bërë nga Amedi në një intervistë për “Syri TV”, por që është cituar edhe nga faqja angleze “Mirror”.

1582050611_milot-rashica-werder-bremen-1580853338-31168

Milot Rashica luan aktualisht në Bundesligë. Ai ka zhvilluar një sezon mjaft pozitiv, gjë e cila ka nxitur shumë skuadra të rëndësishme të shfaqin interes për të, si për shembull edhe Lajpcig.

“Ka shumë kërkesa për të. Di që nga Premier Liga e dëshiron Liverpuli, ndërsa nga Bundesliga e dëshiron Lajpcig. Jam i sigurt se ai do të këshillohet në mënyrën më të mirë për të marrë një vendim,” deklaroi Amedi.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"