Rashica arrin marrëveshjen me Leverkusenin, por kalimi dështon në fund. Tërbohet sulmuesi, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2020 | 23:50

Rashica arrin marrëveshjen me Leverkusenin, por kalimi dështon në fund. Tërbohet sulmuesi, ja arsyeja

Milot Rashica ishte shumë afër kalimit te skuadra e Bajer Leverkusenit, me këta të fundit që nisën negociatat me lojtarin e ditën e sotme. Pikërisht gjatë ditës së sotme u arrit edhe marrëveshja mes palëve, por gjithçka dështoi në fund.

rashicaa

Shkak për këtë është bërë se merkato në Gjermani është mbyllur në orën 18:00 dhe nuk u mbyllën dhe dorëzuan të gjitha dokumentet në kohë.

Në këtë situatë, Rashica është i detyruar të qëndrojë te Verderi dhe shpëtimi i vetëm është kalimi në Premier Ligë, ku disa skuadra kanë shfaqur interes dhe merkato mbyllet në 23:59. Situata e krijuar ditën e sotme ka tërbuar së tepërmi Rashicën, që kishte pranuar gjithçka për të kaluar te Leverkuseni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"