Raportim nga Franca: Nejmar e ka të qartë të ardhmen. Ja se çfarë ka vendosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2021 | 17:31

Raportim nga Franca: Nejmar e ka të qartë të ardhmen. Ja se çfarë ka vendosur

Nejmar është i kënaqur te PSG-ja dhe duket se do të qëndrojë në Paris edhe për disa vite të tjera. “RMC Sport” raporton së fundmi se ylli brazilian ka pranuar të rinovojë kontratën me kampionët e Francës edhe për 4 vite të tjera.
nejmar
Ende nuk ka një vendim zyrtar nga nënkampionët e Europës, pasi e ardhmja e 28-vjeçarit ka qenë prej vitesh objekt spekulimesh. Sulmuesi është përfolur disa herë se mund të rikthehet te Barcelona, por duke parë kushtet e vështira financiare në të cilat ndodhet klubi katalanas, ndoshta Nejmar mund të pranojë më mirë qëndrimin te PSG-ja, ku është lideri i padiskutueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"