Raporti i UEFA-s për trukimet, reagon Kastrioti: Fajin e ka… “Panorama Sport” që publikon lajmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2019 | 22:50

Raporti i UEFA-s për trukimet, reagon Kastrioti: Fajin e ka… “Panorama Sport” që publikon lajmin

Klubi i Kastriotit ka reaguar pak minuta më parë për raportin tronditës të UEFA-s. Klubi krutan, jo vetem që nuk mohon në asnjë rresht trukimin e ndeshjes kundër Kukësit, por sulmon gazetën “Panorama Sport” pse ka publikuar lajmin. Mund të duket qesharake, por ja që është e vërtetë!

67615251_2312885092161028_497043156278181888_o

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të klubit krutan në “Facebook”:

“Reagim kundër gazetës “Panorama Sport” dhe dashakeqësve që duan të prishin imazhin e Klubit tonë.

KS Kastrioti u njoh mëngjesin e sotëm me një tjetër shpifje të ndyrë dhe dashakeqëse ndaj nesh, nga gazeta “Panorama Sport” dhe palë të “dyta”. Siç tashmë është bërë zakon, kjo gazetë vazhdon të sulmojë vazhdimisht ekipin tonë, për interesa të saja, dhe palve të dyta që i shërben kjo si gazetë. KS Kastrioti është i hapur të ballafaqohet me çdo fakt që i përket çeshtjes në fjale, dhe nëse kjo gazetë është aq serioze t’i publikojë të gjitha, dhe ne mbajmë përgjesi për gjithçka, po mesa duket kjo gazetë është e kapur, dhe e vënë në shërbim të dikujt. Ne si klub do i drejtohemi organeve kopetente për prishje imazhi dhe do kërkojmë dëmshpërblim për trillime të tilla. Dhe i themi boll, s’lejojmë askënd të hedhi baltë mbi ne dhe ekipin tonë, në të kundërt do përballet ligjërisht me ne.
T’i vijë turp kësaj gazete që në vend të flasi për garë të rregull sportive që i dhuruam kampionatit vitin e shkuar merret me lajme boshe, ishim pikërisht ne që e zbukuruam Superligën sezonin që u mbyll dhe përfundimin e saj e pranuam me sportivitet, këto janë lajmet që duhet të pasyrojë kjo gazetë”.

KASTRIOT

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"