Raporti i UEFA-s për trukimet e Skënderbeut, i përfshirë edhe ish-ministri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 15:52

Raporti i UEFA-s për trukimet e Skënderbeut, i përfshirë edhe ish-ministri

Raporti i UEFA, i publikuar sot, që flet për trukimin e ndeshjeve nga Skënderbeu, ka nxjerrë edhe emra politikanësh.

Raporti, në disa pika të tij, përmend ish ministrin e Financave Ridvan Bode, për të cilin shkruan se ka pasur gisht në trukimin e ndeshjeve të kësaj skuadre.

skenderbeu-stervitje-2

Në pikat 188 dhe 198 të raportit, thuhet:

Para se të prezantojmë natyrën e aktiviteteve të trukimit të ndeshjeve të Skënderbeut gjatë shtatë viteve të kaluara, është e rëndësishme që shkurtimisht të përmbledhim historinë e hierarkisë së klubit dhe të lidhjeve të brendshme dhe të jashtme, politike dhe kriminale me futbollin:

Në sezonin dimëror të vitit 2009/2010, Skënderbeu ishte në fund të Superligës Shqiptare dhe rrezikoi realisht mundësinë e përjashtimit.

Në atë kohë, u emërua një president i ri: Agim Zeqo.

Në atë kohë u zgjodh edhe një bord i ri prej 16 anëtarësh dhe disa donatorë të rinj u lidhën me klubin, duke përfshirë disa nga biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri. Këta donatorë ishin ish – ministri i Financave, Ridvan Bode dhe Prefekti i Korçës ne ate kohe, Niko Peleshi.

Para sezonit 2010/2011, Skënderbeu bëri shumë ndryshime, duke sjellë disa lojtarë të rinj, përfshirë Orges Shehi, Ditmar Bicaj, Endrit Vrapi, Jetmir Sefa dhe Bledi Shkëmbi, i cili u emërua kapiten.

Nga sa më sipër mund të konkludohet se Z. Bode posedon pushtetin,
lidhjet dhe njohuritë për të ndikuar në rezultatet e ndeshjeve të Skënderbeut dhe që ai e ka bërë këtë gjatë këtyre viteve. Është vërtet tronditëse të shohësh një person me një pozitë pushteti të përpiqet të ushtrojë ndikim të padrejtë në rezultatin e një ndeshje.

Nuk është befasi që BFDS e ka renditur disa herë Skënderbeun me një shkallë të lartë të mundësisë së manipulimit duke përfshirë klubet që kanë qenë nën presion nga Z. Bode (Dinamo Tirana) ose të kontrolluara nga miqtë dhe kolegët e tij (KS Shkumbini).

Kjo, së bashku me perceptimin e tij tashmë të njohur publik si një trukues i ndeshjeve, thjesht dëshmon se ai është një pjesë integrale e skemës së Skënderbeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"