RAPORTI/ 95 tifozë të arrestuar, zbuloni klubin më problematik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2022 | 20:44

RAPORTI/ 95 tifozë të arrestuar, zbuloni klubin më problematik

Uest Hemi kishte tifozët më rrëmujaxhinj në Premier Ligë sezonin e shkuar. Ministria e Brendshme ka nxjerrë raportin e arrestimeve të tifozëve gjatë sezonit të shkuar dhe në total numri i tyre ishte 2.198, më i larti që prej sezonit 2013-‘14.

west ham

441 arrestime u bënë për pushtime të fushës, 561 të tjerë u akuzuan se hodhën sende të forta në fushë, ndërsa 729 të tjerë për posedim të mjeteve piroteknike.

Nga këta 95 ishin tifozë të Uest Hemit. Klubi me tifozërinë e dytë më problematike ishte Mançester Siti (76 arrestime), ndjekur nga rivalët e Junajtidit (72). Lestëri dhe Çelsi mbyllin pesë vendet e para me 59 dhe 58 tifozë të arrestuar respektivisht. Shtimi i shkeljeve bëri që klubet e Premier Ligës të vendosin pezullimin nga stadiumi për 1 vit për tifozët problematikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"