RAPORTI/ 7.6 miliardë paund ekonomisë, Premier Liga dërrmon rivalet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 19:16

RAPORTI/ 7.6 miliardë paund ekonomisë, Premier Liga dërrmon rivalet

Dominimi i Premier Ligës ndaj rivaleve të tjera europiane si Bundesliga, Liga e Parë, La Liga dhe Seria A është evidentuar në një raport të ri.

premier lig

Një analizë e “EY financial services” për sezonin 2019-’20 konfirmon dominim e paprecedent të kampionatit anglez, i cili lë shumë pas kampionatet gjermane, franceze, spanjolle e italiane dhe tregon se sa i rëndësishëm është ai për ekonominë e Britanisë.

SHIFRAT

Gjatë sezonin 2019-’20 ndeshjet e Premier Ligës u ndoqën nga 3.2 miliardë shikues në të gjithë planetin, ndërsa ato u transmetuan në 878 milionë shtëpi të ndryshme në të gjithë botën. 528.000 turistë udhëtuan në Britani për të ndjekur ndeshjet si spektatorë në stadium, pavarësisht situatës me pandeminë. Dhe suksesi i Premier Ligës kontribuoi me shifrën 7.6 miliardë paund në ekonominë e vendit, pavarësisht se futbolli u ndërpre për më shumë se tre muaj pas nisjes së pandemisë.

20 klubet e Premier Ligës injektuan 3.6 miliardë paund në ekonominë e vendit dhe mbështetën 94 mijë vende pune. Premier Liga vijon të mbetet kampionati më i pasur në botë dhe kjo nuk ka diskutim. Të ardhurat e një klubi gjatë sezonit në fjalë ishin 143.2 milionë paund.

Për të kuptuar diferencat mjafton t’i krahasojmë me ato të pesë kampionateve të tjera: Në La Liga një klub gjeneroi 66.6 milionë paund gjatë sezonit 2019- 2020, një klub i Bundesligës 60.3 milionë paund, një i Serisë A 54 milionë dhe i Ligës së Parë 31.1 milionë paund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"