Ranieri i habit të gjithë, largohet nga Anglia ditën e titullit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2016 | 18:13

Ranieri i habit të gjithë, largohet nga Anglia ditën e titullit (FOTO)

Untitled-5Leiçester Siti barazoi 1-1 me Mançester Junajtid duke thelluar diferencën me +8 pikë ndaj Totenhemit të vendit të dytë. Këta të fundit kanë një ndeshje më pak dhe do të luajnë nesër ndaj buve të Çelsit.

Një barazim i mundshëm, apo një fitore e Çelsit në këtë takim do t’i jepte titullin kampion Leiçesterit, pasi Premier Liga përfundon pas dy javësh.

162004990-9a5bce60-4806-456e-834f-a9296875edb1.jpg.pagespeed.ce.S9Xm7z8cum

Por deklarata surprizë vjen nga trajneri i Leiçesterit, Klaudio Ranieri. Pas ndeshjes ai tha se nuk do ta shihte duelin mes Çelsit dhe Totehnemit, pasi do të udhëtonte për në Itali.

Orari i udhëtimit me avion përkon me orarin në të cilin luhet ndeshja. Ranieri tha se “do të jem i fundit në Mbretërinë e Bashkuar që do të marr vesh nëse kemi fituar kampionatin, apo jo”.

Untitled-3Tekniku ka zgjedhur të pushojë në Itali në kohën kur në Leiçester dhe në Angli priten festime për fitoren e mundshme të “Dhelprave”.

Duke folur për ndeshjen, Ranieri vlerësoi kundërshtarët dhe paraqitjen e treguar nga futbollistët e tij. Për trajnerin pika e marrë ndaj Mançester Junajtid ishtë me mjaft vlerë në prag të mbylljeS së kampionatit.

161849591-0fd0c156-fab2-4029-b1f1-27ab3c98472e.jpg.pagespeed.ce.oFFw1yJwzx

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"