Rangnik te Milani, trajneri gjerman vjen me listë “dëshirash”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2020 | 0:07

Rangnik te Milani, trajneri gjerman vjen me listë “dëshirash”

Ralf Rangnikut i pëlqen ideja e një përvojë italiane, por zbarkimi i tij te Milani është ende larg zyrtarizimit. Teksa palët studiojnë akordin, gjermani duket se po harton një listë lojtarësh të cilët do të mundohet ti veshë kuqezi në rast se emërohet në krye të “Djallit”.ragnik

Në kokën e trajnerit ka shumë emra talentesh që premtojnë shumë, por gjithashtu edhe ndonjë element tashmë të afirmuar. Për sulmin profili ideal do të ishte ai i Timo Vernerit. 27 gola në 36 ndeshje sezonale shënojnë kulmin e karrierës për sulmuesin që prej kohësh monitorohet edhe nga Liverpuli, me kërkesë të posaçme të trajnerit Jurgen Klop.

Për të siguruar 24 vjeçarin do të duhej një investim i madh, por në gjetjen e formulë mund të ndihmojë pikërisht Rangnik që me Lajpcigun ka raporte fantastike.

rangnick

Ishte pikërisht 54 vjeçari që katër sezone më parë bëri të mundur blerjen e Vernerit te Shtutgarti për 14 milionë euro. Tashmë bomberi vlen katër herë më tepër, por kjo nuk do ta ndalojë Rangnikun të mundohet ta marrë nën urdhrat e tij te Milani.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"