Rangnik nis punën për Milanin, takon objektivin e kuqezinjve. Gjermani tenton të bindë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 16:23

Rangnik nis punën për Milanin, takon objektivin e kuqezinjve. Gjermani tenton të bindë…

Ralf Rangnik duket se ka nisur punën për Milanin. Edhe pse jo zyrtarisht, 62-vjeçari dje ka qenë i pranishëm në festën e titullit të Salcburgut që është shpallur matematikisht kampion i Austrisë ku thuhet se ka pasur një bisedë me Dominik Sobozlain. Mesfushori në fjalë kërkohet nga shumë klube europiane dhe kuqezinjtë ishin fare pranë firmës me të në janar kur akordi nuk u arrit për çështje kohe.

Ralf-Rangnick-1

Tashmë italianët do të duhet të investojnë mbi 20 milionë euro për hungarezin për të cilin në fakt po konkurrojnë fuqimisht me Napolin. Pikërisht Rangnik është “asi” me të cilin Milani synon të bindë 19-vjeçarin i cili duket i vendosur për t’u larguar nga Austria dhe është në kërkim të një skuadre ku të ketë besimin e të gjithëve.

ASISTENTI – Përveç Sobozlait, Rangnik ishte në Austri edhe për një arsye tjetër. Siç dihet, ai kërkon një asistent gjatë përvojës te Milani dhe duket se ka identifikuar Markus Shopin si profil ideal.

roberto_firmino_of_liverpool_and_dominik_szoboszlai_of_red_bull__1352295

Lajmin e ka bërë të ditur “Kleine Zeitung”, e cila njofton se 46-vjeçari është njeriu që “Profesori” po mundohet ta marrë te kuqezinjtë sepse ai e njeh Serinë A ku ka koleksionuar 80 prezenca në radhët e Breshas nga 2001 në 2005. Për dy vite Shop ka luajtur me Igli Taren, teksa aktualisht mbulon rolin e trajnerit te Hartberg, ekip që mban vendin e gjashtë në kampionatin austriak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"