Rangnik miraton ardhjen e tij te Milani, por futbollisti gjerman duhet të sakrifikojë shumë nga paga vjetore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 13:32

Rangnik miraton ardhjen e tij te Milani, por futbollisti gjerman duhet të sakrifikojë shumë nga paga vjetore

Nëse Mario Gëtze do të vijë te Milani, ai duhet të pranojë të sakrifikojë një pjesë të madhe të pagës vjetore.
getze
Pasi Borusia Dortmundi nuk pranoi t’i rinovonte kontratën njeriut që i dha Gjermanisë Kupën e Botës në vitin 2014, “Calciomercato” shkruan se kandidati për drejtor të Milanit Ralf Rangnik mirëpret transferimin e Gëtzes në “San Siro”. Madje Milani është gati t’i paraqesë një ofertë lojtarit.
Mësohet se Gëtze duhet të pranojë një reduktim të konsiderueshëm të pagës së tij në mënyrë që të vishet kuqezi. Nga 8 milionë euro që merrte në “Vestfalenstadion”, mesfushori gjerman duhet të pranojë të luajë për Milanin  për 2.5 deri në 3.5 milionë euro në sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"