Ranë në Kategorinë e Parë, Gentian Liçi: S’ka ende një plan konkret për Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 10:37

Ranë në Kategorinë e Parë, Gentian Liçi: S’ka ende një plan konkret për Skënderbeun

Gentian Liçi ndien keqardhje që pas një dekade të mbushur me suksese tashmë Skënderbeu do të luajë një kategori më poshtë.

lici

“Është për të ardhur keq që ky sezon u mbyll kështu. Janë gjëra që duhen parë me qetësi për të dalë në konkluzione. Kjo tani është fakt dhe duhet të punojmë fort, që sa më shpejt të rikthehemi atje ku na takon.

Faktorët kanë qenë të shumtë dhe duan qetësi të analizohen. Deri tani nuk kemi një plan konkret, por presidenti ka filluar të mendojë për sezonin e ri.

Unë jam gjithmonë gati. Puna qëndron te fakti që duhet të flasim me presidentin.

Ai është një person me shumë vizion në futbollin shqiptar, ndaj jam i bindur që do të bëjë zgjidhjen më të mirë për Skënderbeun”, ka deklaruar trajneri i korçarëve për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"