Randi si xhol: Skënderbeu është i kompletuar, luaj ku të dojë trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2021 | 18:10

Randi si xhol: Skënderbeu është i kompletuar, luaj ku të dojë trajneri

Skënderbeu po përgatitet mes mungesave dhe grumbullimeve të lojtarëve në kombëtare. Memelli duket i pashqetësuar nga këto mungesa dhe vijon programin tashmë duke përgatitur ekipin që të jetë gati me fillimin e sezonit pas dy javësh. Rikthimi i afrikanëve duket se ka vendosur në qetësi kampin bardhekuq që tashmë mund të punojë i qetë për vijimësinë.

DUMFUR

I këtij mendimi është edhe ganezi Randi Dumfur. Mesfushori cilësor i bardhekuqve shprehet i kënaqur për cilësinë e ekipit dhe frymën pozitive që ka gjetur në skuadër duke thënë me bindje se ky grup lojtarësh mund të bëjë gjëra cilësore këtë sezon. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” ganezi tregon se si e gjen ekipin dhe ça vështirësish ka hasur pas rikthimit.

“Të them të drejtën asnjëherë nuk jam shkëputur nga skuadra pavarësisht se kam qenë larg për një kohë më të gjatë nga se pritej për shkak të problemeve me dokumentacionin. Gjithnjë kam qenë në kontakt me shokët e ekipit që më kanë treguar për punën dhe ndryshimet që ndodhnin në skuadër. Por tani që e shoh nga afër mund të them se kemi një grup cilësor më të fortë se një sezon më parë. Drejtuesit kanë mbajtur thuajse të pandryshuar skuadrën me disa largime të vogla, por që kanë plotësuar vendet e lëna bosh me elementë shumë cilësorë.

Kjo bën që skuadra për mendimin tim të jetë më e kompletuar. Në kushte të tilla them se duke parë cilësitë që kemi, por edhe faktin se tani jemi me një vit më shumë eksperiencë dhe më të rritur edhe psikologjikisht, do të bëjmë një sezon më të mirë se ai që lamë pas. E shoh Skënderbeun e këtij sezoni të qetë në përmbushjen e objektivave dhe mes pesë ekipeve të para të kampionatit. Gjithsesi do të jetë një sezon i gjatë dhe një punë e lodhshme na pret për të dhënë gjithmonë më të mirën”, theksoi fillimisht Randi.

dumfur

POZICIONI: I ndalur te pozicioni që mbulon në fushë ganezi nuk është se bën shumë “naze”. Për të e rëndësishme është që të ndihmojë ekipin pasi ndjehet komod sa herë që luan. “Është e vërtetë që si një mesfushor tipik që jam kam ndërruar shumë pozicione. Gjithçka ka nisur në sezonin e parë këtu kur trajner ishte Ilir Daja. Luajta fillimisht mesfushor në pozicionin tim natyral.

Më pas provova të luaj mesfushor i djathtë dhe deri te mbrojtës i krahut të majtë, kohë kjo kur ekipi kishte probleme me dëmtimet. Për mua nuk është problem. Tani po luaj edhe qendërmbrojtës në mbrojtjen me tre lojtarë dhe mund të them se edhe atje ndjehem mirë. Më pëlqen të sakrifikoj për ekipin dhe të jap kontributin tim atje ku është e nevojshme. E them ketë pasi për mua rëndësi ka të luaj. Nëse luaj në një ndeshje është komplet objektiv i arritur personal. Prandaj nuk e kam aspak problem”, përfundoi Randi Dumfur prononcimin e dhënë për gazetën.

LLAZI SARO-PANORASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"