Ramsei: Kemi nevojë të përmirësohemi, Interi kandidat për skudeton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 19:32

Ramsei: Kemi nevojë të përmirësohemi, Interi kandidat për skudeton

Aron Ramsei zbulon se lojtarët po kalojnë një moment mjaft të mirë nën drejtimin e Andrea Piros, por sërish skuadra ka nevojë të përmirësohet. Juventusi e filloi mbarë kampionatin pasi mori një fitore 3-0 ndaj Sampdorias.

juventus

“Ne kemi një trajner të ri, një staf të ri, ide të reja dhe lojtarët janë përfshirë në këtë. Mendoj se po bëjmë më shumë qejf se sezonin e kaluar. Stërvitja është më e vështirë, por ne po e shijojmë. Ne e filluam mirë, por sërish kemi nevojë të përmirësohemi.

Interi është një skuadër shumë e mirë. Kanë firmosur me shumë lojtarë dhe janë kandidatë për skudeton”, përfundoi Ramsei.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"