Ramos provokon CR7: Fitoi Modriç sepse e meritonte më shumë se çdokush

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 16:36

Ramos provokon CR7: Fitoi Modriç sepse e meritonte më shumë se çdokush

Serxho Ramos merr vëmendjen e prozhektorëve në Montekarlo. Dhe e bën në mënyrën e tij. Kapiteni i Realit të Madridit u vlerësua fillimisht si mbrojtësi më i mirë i sezonit të shkuar në Ligën e Kampioneve pasi ngriti kupën e tretë radhazi në Kiev. Por ai tërhoqi vëmendjen e telekamerave edhe për disa gjeste “jashtë fushe”. Rrahja e shpatullave të Mohamed Salahut ishte gjesti i parë që nuk i shpëtoi fokusit të objektivave.

ramos ronaldo real

Egjiptiani e snoboi duke mos i dhënë dorën njeriut që e privoi nga finalja e Champions-it pas dëmtimit në shpatull. Por një shigjetë “miqësore” u nis edhe drejt Kristiano Ronaldos, i cili në ceremoninë e shortit të grupeve të Champions-it nuk ishte prezent, për shkak të pakënaqësisë me UEFA-n që çmimin e lojtarit më të mirë kishte vendosur t’ia akordonte ish-shokut të tij të skuadrës, Luka Modriç.

luka modric

Autori i golit më të bukur (roveshata në Torino kundër Juventusit) tashmë është një rival i kapitenit madrilen, me të cilin fitoi qindra beteja si në fushat e La Ligës, ashtu edhe në ato të kontinentit plak. “Mësuam se Kristiano Ronaldo nuk ishte”, tregon Ramos kur iu drejtuan mikrofonat. “Për të gjithë ne ishte një surprizë që ai nuk erdhi. Por ai bën çfarë të dojë. Nuk mendoj se Kristiano e kishte me Lukan, nuk mendoj se ishte ky motivi i mungesës së tij.

Më shumë mendoj se ishte i zhgënjyer sepse nuk e fitoi ai çmimin dhe jo sepse ai i shkoi një shokut të tij. Por unë besoj se nëse ishte dikush në botë që meritonte ta fitonte këtë çmim, ai për mua ishte Luka Modriç”, firmosi Ramos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"