Ramos-Modriç dhe Benzema, “100-vjeçarët” që shkëlqejnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 23:34

Ramos-Modriç dhe Benzema, “100-vjeçarët” që shkëlqejnë

Të tre kanë rezultuar vendimtarë në një kampionat që duket i fituar. Me largimin e Kristiano Ronaldos, ata të tre morën peshën kryesore në klub dhe po udhëheqin skuadrën drejt triumfit. Po përjetojnë një rini të dytë dhe kjo duket lehtësisht në fushën e lojës. Një për çdo repart: Serxho Ramos, Luka Modriç dhe Karim Benzema.skysports-real-madrid-valencia_5017154

Të tre së bashku janë 100 vjeç. Shumë tifozë dhe analistë i konsideronin të “mbaruar”, sidomos pas një izolimi të gjatë. Në moshën e tyre sigurisht që ishte e vështirë të rikuperonin formën, por realiteti tregon të kundërtën. Askush nuk është më në formë sesa ata të tre, duke shtuar edhe Tibo Kurtuanë. Ramos dhe Modriç janë 34-vjeçarë, ndërsa Benzema 32. Ata janë shembulli perfekt se futbolli nuk përfundon kur arrin moshën 30-vjeçare. Ramos është si një përbindësh në aspektin fizik. Për këto 11 finale ai ka dhënë kontribut edhe në sulm bashkë me Benzemanë.

Nga 9 ndeshjet që janë luajtur deri tani ka luajtur në 8 prej tyre dhe ka shënuar në 6. Në moshën 34-vjeçare kërkon një tjetër kontratë. Ka fituar gjithçka në 15 sezone pas 648 ndeshjesh dhe 96 golash, por nuk ndalet. Është mbrojtësi më goleador i historisë së La Ligës.

REAL MADRID

Luka Modriç kishte shansin e fundit për të hipur në “tren” dhe nuk e humbi atë. Sërish i rëndësishëm për ekipin madrilen pavarësisht se shumë zëra e konsideronin të tepërt. Në këto ndeshje ka treguar se vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të mirë në Europë. Karim Benzema është i njëjti si një vit më parë.

Edhe ai, në moshën 32-vjeçare, po kalon një rini të dytë. Ka shënuar 19 gola në kampionat dhe po udhëheq formacionin e Zinedin Zidanit drejt triumfit në La Liga. Sulmuesi francez nuk zhgënjen kurrë, përveçse shënon, jep edhe asiste për shokët e skuadrës dhe ndihmon për të marrë 3 pikët. Kjo është e vetmja gjë që i intereson.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"