Ramos kërkon partner për mbrojtjen, Reali hedh sytë nga Bonuçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2018 | 10:14

Ramos kërkon partner për mbrojtjen, Reali hedh sytë nga Bonuçi

Me ardhjen e Xhenaro Gatuzos dhe kalimin te mbrojtja me katër lojtarë, gjërat te Milani kanë ndryshuar dukshëm dhe Leonardo Bonuçi po rikthehet në nivelet e dikurshme.

bonucci-milan-critiche-850242390

Pavarësisht se te Milani i kanë thënë ‘jo’ merkatos, sirenat e saj bien për yjet kuqezi. Pas interesit të Susos për Liverpulin, Reali i Madridit mësyn mbi një tjetër lojtar të Milanit.

Real-Madrid-Juventus-Leonardo-Bonucci-Sergio-Ramos-Transfer-News-813820

Disa muaj më parë u fol për janarin si afat, por madrilenasit e kanë seriozisht dhe janë të vendosur për Bonuçin. Mbi 31-vjeçarin interesi ka ardhur në rritje, sidomos pasi në Spanjë flasin për një dëshirë të Serxho Ramos, i cili i ka kërkuar presidentit Perez një partner të ri në prapavijë.

ram-bon

Sipas “Elbernabeu”, një portal shumë pranë “Los Blancos”, dëshira e kapitenit mund të realizohet brenda verës së 2018-të, megjithatë nuk duket e pamundur një mësymje në ditët e mbetura nga merkatoja dimërore, e cila ka si afat mbylljeje orën 23:00 të 31 janarit.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"