Ramos injoron Grizmanin: Kur dëgjoj atë fëmijë të thotë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 15:18

Ramos injoron Grizmanin: Kur dëgjoj atë fëmijë të thotë…

Antuan Grizman ka bërë një deklaratë përpara disa ditëve dhe duket se ka marrë një vëmendje më shumë seç duhet. Sulmuesi i Atletikos së Madridit ka thënë se e ndjen veten në të njëjtin nivel me Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin.

ramos

Por kjo nuk i ka pëlqyer as mbrojtësit të Realit të Madridit, Serxhio Ramos i cili thotë: “Injoranca është bukuri, por kur dëgjoj atë fëmijë mendoj për lojtarë si Raul, Kasijas, Bufon, Toti, Iniest  që kanë fituar shumë trofe, por jo Topin e Artë. Ai duhet të dëgjojë më shumë Simeonen, Godinin dhe Koken. Unë e kam thënë gjithnjë që ai është një lojtar me cilësi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"