Ramos i shënoi një “Panenka”, portieri i Selta Vigos: Më tha ku do e gjuante penalltinë, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 20:05

Ramos i shënoi një “Panenka”, portieri i Selta Vigos: Më tha ku do e gjuante penalltinë, por…

Serxhio Ramos është kthyer në një golashënues të rregullt te skuadra e Realit të Madridit. Mbrojtësi spanjoll që me largimin e Kristiano Ronaldos nga “Los BLancos” ka marrë përsipër që të gjuajë goditjet e dënimit dhe të penalltive. Ndërsa në ndeshje e fundit me Selta Vigon, portieri Alvarez ishte viktima e tij e fundit.

Sergio+Alvarez+Celta+Vigo+v+Manchester+United+xkY6VudZcE-l

Ky i fundit ka treguar se Ramos i ka thënë se si do e gjuante penalltinë dhe përsëri arriti që ta mposhtte. “Më tha që do të më shënonte më anë të një Panenka, gjatë takmit. Nuk e besova. Ai është mbrojtësi më i mirë në botë dhe ka shumë besim në aftësitë e tij, Ndoshta më mundi këtë herë, por herën tjetër do të kem një surprizë për të. – tha duke qeshur portieri i Selta Vigos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"